Hiqet celulari i dytë – 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj

Hënë, 03 September 2018 14:52

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ra për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky numër zbriti në 2.7 milionë, 6% më pak krahasuar me tremujorin paraardhës.

Që nga fillimi i vitit, numërohen 900 mijë përdorues aktivë të telefonisë celulare më pak. Mbyllja e operatorit Plus ka pasur një efekt te statistikat e numrave celularë aktivë, megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë prej operatorëve të tjera nuk e ka rritur numrin e përdoruesve.

Sipas AKEP, Vodafone Albania ka pësuar rënie të përdoruesve aktivë me afër 21%, Telekom Albania ka raportuar 12% më pak përdorues, ndërsa Albtelecom 7% më pak.

Kjo tendencë mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që shumë përdorues kanë mbajtur më shumë se një numër celular. Mbyllja e Plus ka bërë thjesht që të reduktohen numrat e dytë apo të tretë celularë në përdorim.

Numrat celularë aktivë, për herë të parë pas shumë vitesh, janë më pak se numri i banorëve të vendit, ndërsa për vite me radhë shqiptarët kanë përdorur më shumë se një kartë SIM. Heqja dorë nga mbajtja e disa numrave nisi pas hyrjes në fuqi të rregullores që ndalonte diferencimin e tarifave për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit. Unifikimi i tarifave ka bërë që përdoruesit të mos kenë nevojë për disa numra celularë njëherësh.
Operatori që ka pësuar më pak rënie është Eagle Mobile, ndërsa dy operatorët e tjerë kanë tkurrje dyshifrore të numrit të përdoruesve. Ulja e numrit të abonentëve aktivë në treg ka ndikuar edhe në rënien e trafikut të komunikimit nga rrjetet e lëvizshme. Volumi total i thirrjeve telefonike ka rënë me 8%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara ka rënë me afro 15% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017. Scan

telefonia.jpg

 

 

 

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 14:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...