20 vjet Google - Kërkohet më shumë kontroll mbi koncernin

E mërkurë, 05 September 2018 17:06

Në dy dekada Google është zhvilluar nga një firmë e krijuar në një garazh në Kaliforni në koncernin më të fuqishëm të internetit në botë. Për shkak të pushtetit që ka Google duhet të na interesojë të gjithëve.

Kur presidenti amerikan Donald Trump godet Google, e bën këtë me sjelljen tipike alla Trump. Një njeri egoman kërkon që bota t' i përshtatet ideve të tij, dhe jo anasjelltas. Një gjë Trump megjithatë e ka kuptuar, pushtetin e madh që ka Google. Algoritmet e Google vendosin tashmë cilat lajme lexohen dhe cilat kalojnë pa u ndier. Shefat e koncernit pretendojnë madje se nuk ka pse t' i vrasë ndërgjegja, sepse aty nuk manipulohet asgjë. Gjithçka zhvillohet sipas një principi, në sipërfaqe dalin ato gjëra që u interesojnë njerëzve më shumë. Relevanca është principi bazë. Vetëm me këtë mënyrë koncerni është bërë kaq i madh.

Ne jemi të mirët!

Por kjo nuk mund të vazhdojë gjithë kohën. Google është përpjekur gjithnjë të prezantojë veten si "shok" dhe "partner" i mirë. Në përshtatje me moton e ditëve të para të themelimit:"Don't be evil" - "Mos u bëj i keq". Kjo moto është për t'u mbajtur mend sepse përmban brenda vetes shumë moral. Ekziston e mira, ekziston edhe e keqja. Dhe ne, thonë themeluesit e Google, kemi marrë vendim të jemi të mirët.
Ndërkohë Google e ka ndryshuar slloganin. Tani ai është: "Do the right thing" - "Bëj atë që duhet". Në shikim të parë duket po aq simpatik sa sllogani i mëparshëm, megjithatë nuk është ashtu. Nëse për shembull do të pyesnit Donald Trumpin çfarë mendon ai për "the right thing". Google sot është në çështjet e moralit shumë më fleksibël se sa në vitet e fillimit.

Kjo duhet të trembë të gjithë ata që besojnë se interneti do të bëhet vendimtar për të ardhmen e demokracisë dhe shoqërisë sonë. Ne na duhet dikush që kontrollon mirë këtë gjë. Që kontrollon neutralitetin e Google dhe respektimin e neutralitetit. Jo autoritete, politikanë por institucione neutrale. Për shembull një fondacion. Ai duhet të mbrojë Google nga përpjekjet për t' u kthyer në mish për top për politikën dhe ekonominë. Sepse sa më pak konkurencë ekziston në internet aq më të prekshme bëhen këto rreziqe. Donald Trump do të preferonte shumë që t' ia shkruante me ligje motorrave të kërkimit idetë që ka ai për motorat e kërkimit.
Monopolist neutral?

Që Google ka mbetur neutral, ka ndodhur deri tani prej vetë sipërmarrjes. Po ashtu siç duhet të mbrohet vetë nga përpjekjet dhe sulmet për manipulim. Kurse ne përdoruesit duhet të besojmë se koncerni do vërtet që të mbetet neutral. E rrezikshme kjo është kur sipërmarrja ka sot një pozicion gati monopolist. Prandaj Google duhet të gëzohet edhe vetë të ketë një kontroll të pavarur nga jashtë, dhe të mos vazhdojë ta pengojë këtë me forcë si deri tani. Pandey Ashutosh DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...