Dukeshat e Anglisë, njëra më e bukur se tjetra, morën pjesë në një darkë private për Fondacionin Mbretëror, raporton ELLE UK. Edhe pse shumë e dëshiruar për fotoreporterët si situatë, asnjë nga anëtarët e shtypit për fat të keq nuk ka fotografi.
Bashkëshortet ishin në darkën private të shoqëruara edhe nga dy princat,
Kjo shënon ngjarjen e dytë të përbashkët të çifteve mbretërore këtë javë, pas festimeve të ditëlindjes së 70-të të Princit Charles në Buckingham Palace në natën e së mërkurës.
Fotot u mundën të shkëputeshin vetëm kur darka mbaroi dhe çiftet mbretërore ishin duke u larguar. Meghan dhe Kate u panë nga makinat e tyre dhe ajo që ra në sytë e fotoreporterëve ishin vathët e mahnitshme.