Aktorja e njohur Monika Lubonja ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet zhveshur.
Krahas fotos ajo ka shkruar edhe një poezi ku shpjegon arsyet e kësaj zhveshjeje artistike.
Më poshtë keni poezinë:
“Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!…
S’e di, nëse fitova qetësinë!…
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,… miljona,… pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë”.