Janë shtuar akuzat për ngacmime seksuale ndaj regjisorit francez Luc Besson.
Pesë femra të tjera i janë shtuar listës, duke e çuar numrin total në 9-të.
Sipas The Guardian, një ish asistente e Besson tha se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me regjisorin dhe u ngacmua seksualisht nga ai.
Asistentja, e cila mbeti anonime, tha se u kishte treguar kolegëve në atë kohë.
Paditëset e tjera janë dy studente në shkollën e filmit të Besson në studion Cité du Cinéma, të cilat e akuzuan për ngacmim. Një ish punonjës e EuropaCorp të Besson gjithashtu pretendon për sjellje të pahijshme nga ana e tij.
Në maj, regjisori u mor në pyetje nga policia në lidhje me një akuzë për përdhunim nga aktorja Sand Van Roy. Ndërsa një tjetër hetim i Mediapart në korrik pretendoi se tre gra e kishin akuzuar për shkelje të ndryshme, përfshirë sulmet dhe ngacmimet seksuale.
Ai i ka mohuar akuzat për përdhunim duke thënë se ishin fantazi.