Kim Kardashian është gjithmonë e kujdesshme që në paraqitjet e saj të rrëmbejë vëmendjen maksimale.
Shpesh kjo mund të ndodh edhe pa dashje, si në rastin e fundit, kur super ylli është ‘tradhtuar’ nga veshja e saj.
Së fundmi, ajo bashkë me Kanye West morën pjesë në premerën e muzikalit ‘The Cher Show’ në Teatrin “Broadway”, në New York.
Ajo dukej glamuroze në një fustan plot shkëlqim e me prerje të shumta, i cili vinte në pah figurën e saj trupore.
Kim u fotografua teksa rregullonte dekoltenë e saj, për shkak se gjoksi i saj ishte dal pak jashtë si shkas i të çarës në veshje.
Sido që të jetë, ajo u komplimentua nga fansat për paraqitjen e saj atraktive dhe plot glamur në këtë mbrëmje.