Dy kompanitë më të mëdha të teknologjisë kanë fshirë të gjithë vlerën e shtuar për këtë vit në mbylljen e tregtisë së fundit për këtë javë në Shtetet e Bashkuara. Apple dhe Google, tregtohen tashmë në nivele më të ulëta se ç’kanë qenë në nisje të vitit.
Kjo përmbysje vjen ndërkohë që i gjithë tregu pësoi një rënie të pjerrët, që erdhi pjesërisht nga raporti i punësimit në Shtetet e Bashkuara. Dy indekset e titujve të kapitalit, Dow Jones dhe Nasdaq, ranë me 2.2% dhe 3.1% në mënyrë respektive.
Apple ka hasur vështirësi për të mbajtur pozicionin si kompania publike me vlerën më të madhe. Përpara një jave, vendi u zu nga Microsoft.
Amazon ka sfiduar gjithashtu të dy kompanitë për të zënë vendin e parë. Apple ka rënë në vlerë tregu prej spekulimeve se produkti bazë iPhone, po pëson rënie të shitjeve.
Ky spekulim u fry nga lajmërimi i Apple kur publikoi raportin tremujor, se nuk do të raportojë më se sa iPhone do shesë.
Alphabet, kompania zotëruese e Google, ka qenë gjithashtu në tension së fundmi. Kreu ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai, pritet të dëshmojë në një seancë në Kongres për politikat e kompanisë.