Jennifer Anniston: Martesa e suksesshme nuk do të thotë se do zgjasë përjetësisht

Hënë, 10 December 2018 16:14

Jennifer Anniston ka qenë dy herë e martuar, me Brad Pitt dhe Justin Theroux.

Por edhe pse martesat e saj përfunduan, aktorja nuk e sheh si diçka të keqe.

Në një intervistë për ELLE, është shprehur se martesë e suksesshme nuk zgjat përjetësisht.

"Martesat e mia, të dyja kanë qenë shumë të suksesshme, për mendimin tim personal,"-tha ajo. "Dhe kur përfunduan, ishte një zgjedhje që u bë. Ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekzistonte më brenda asaj marrëveshje."

Ndërsa shton: "Sigurisht ka pasur probleme dhe jo çdo moment është fantastik. Por në fund kjo është jeta jonë dhe unë nuk mund të qëndroj në një situatë nga frika."

Por kjo nuk është e gjitha. Ikona e Friends gjithashtu dëshiron të ndryshojë konceptin e grave që zgjedhin të mos kenë fëmijë apo të martohen.

"Ne jetojmë në një shoqëri ku grave u thuhet: Nga kjo moshë duhet të martoheni. Në këtë moshë duhet të keni fëmijë. Kjo është një përrallë. Është diçka që po përpiqemi ta ndalojmë,"-tha aktorja. "Kjo është pjesë e seksizmit, gjithmonë gruaja që është e përbuzur, nuk është e kundërta."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...