Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes, ka konfirmuar se premiera botërore e gjeneratës së dytë së Mercedes CLA do të mbahet në panairin ndërkombëtar të elektronikës (CES) në Las Vegas.
Njoftimi i premierës së ardhshme shoqërohet nga një ‘teaser’ që tregon siluetën e kësaj makine, transmeton KP.
Mercedes CLA për vitin 2019 është modeli i gjeneratës së katërt që do të prezantohet në publik. Para tij debutuan klasa e re A dhe B.
Mercedes do të jetë në CES 2019 për të prezantuar edhe EQC elektrike SUV dhe konceptin e Vizionit Urbanetic.
Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës në Las Vegas gjithnjë e më shpesh po u shërben prodhuesve të veturave, dhe përveç të arriturave të fundit të teknologjisë, prezantohen edhe modelet e reja të automjeteve.