Gjatë natës të së premtes janë bërë kontrolle në disa ambiente, por autori i krimit nuk është mundur të arrestohet. Policia dyshon se 19-vjeçari ndodhet ne Tiranë dhe kërkimet për të vazhdojnë edhe këtë të shtunë.
Policia ka marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë në makinë bashkë me 17-vjeçaren dhe të dashurin e saj. Erion Bengo u tha hetuesve se konflikti me autorin e krimit kishte nisur 10 ditë më parë në një lokal, pasi ai kishte ngacmuar Griseldën. Më pas ishin qëlluar me grushte për 17-vjeçaren për të cilën Bengo pretendon se ka pasur vetëm lidhje miqësore.
Në pranga për këtë krim është Ronald Muzhaqi i cili dyshohet se është personi që e ka ndihmuar autorin të largohet nga vendin i ngjarjes. Të dy janë fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa po largoheshin me vrap nga vendi i krimit. Muzhaqi pritet të dalë të dielën para gjykatës ku do të njihet me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.