Kapet në Greqi me drogë Kostandina nga Saranda (Foto)

Tuesday, 15 Janar 2019 18:04

Policia greke ka sekuestruar mbi 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Smerto, Igumenicë ku është ndaluar një mjet që drejtohej nga një 25-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj të mitur. Në bagazhin e makinës u gjetën 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë, ndërkohë që policia greke ka sekuestruar edhe 1 celular.

Mësohet se e arrestuara është Kostandina Mata, 25 vjeç, pronare e një kantine në Sarandë.

Ndërkohë thuhet se shqiptarja ishte furnizuar me drogë në tokën greke, pra malli kishte kaluar nga mali dhe më pas 25-vjeçarja e ka marrë në makinën e saj për ta çuar në destinacion.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...