Të shtëna me armë në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie.
Fatmirësisht nuk ka patur të plagosur gjatë të shtënave.
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët.