Kokën ia kishin masakruar me gurë e më pas me 3 plumba, detaje për vrasjen e shqiptares

E Enjte, 14 February 2019 20:50

Ndërsa orët kalojnë, zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, ku u gjet e vdekur Lirie Xhepa rreth 49 vjeç. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba në trup.

Referuar burimeve policore, Neës24 meson se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen.

Konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008 për pronat. Madje në 2008 ajo ka shkuar në spital me shenja dhune në kokë por ka deklaruar se ka renë nga shkallët.

Më pas policia ka zbuluar konfliktin dhe vetë gruaja ka treguar se është rrahur nga kunati. Ajo ka deklaruar në polici se ai e kishte kërcënuar me armë dhe me jetën e djemve. Pas këtij episodi ajo ka marrë edhe urdhër mbrojtje.

NGJARJA

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që mbrëmjen e djeshme pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as ne mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën lajmin e kobshëm, se nena e tyre ishte vrarë.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Mësohet se gruaja, nënë e 4 djemve ishte e ve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...