Një person është gjetur i pajetë në një automjet tip “Benz” në zonën e ish Kënetës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:10 pas mesnate, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale M.N. 45-vjeç. Policia e Durrësit ka identifikaur autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori dyshohet të jetë shtetasi N.Z. 37 vjeç.
Durrës