Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku si pasojë e një aksidenti një person ka humbur jetën.
Një këmbësor është përplasur nga një makinë, dhe për pasojë ka humbur jetën. Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Bujar Bujaj.
Bujaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Miklovan Lekën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me date 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.
Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.