Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Elbasan kur shtetasi Gentian Sula, 30 vjeç, duke drejtuar makinën në Bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur për vdekje, shtetasin Altin Bahja, 42 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.