Shira me rrebeshe edhe në ditët e para të javës që po vjen. Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur paqëndrueshmëria në vend e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme., njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Dita e Diel parashikohet me mot të vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me intervale kthjellimesh.
Në orët e para të ditës deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar. Në veriperëndim e jugperëndim reshjet në mëngjes në formën e rrebesheve. Përkohësisht nga mëngjesi deri paradite reshjet në bregdet e zonat e ulëta do të shoqërohen me shtrëngatave e rrufe. Prej orëve të pasdites parashikohen ndërprerje të përkohshme të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar vetëm në veriperëndim.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe në momente të caktuara e vrullshme kryesisht në bregdet.