Një 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e identifikuar si shtetesja me iniciale M.B, mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.