Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Mësohet se një motorr ka përplasur një grua të moshuar teksa ajo po kalonte rrugën.
E plagosura është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet nëse është kryer shoqërimi drejt Komisariatit i drejtuesit të mjetit.