Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lavazhi pasi iu gjet kokainë në ambientin e biznesit të tij.
Forcat “Shqiponja” kanë ndërrmarrë një kontroll në ambientet e biznesit të Juli Sinanit, në lagjen “Emin Matraxhiu”, nga i cili kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike.
Policia gjeti dy doza kokainë. 24-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve