Rruga e Kombit, 45 mln euro investim/ Po riparohen urat dhe po ndërtohen mbikalimet

Hënë, 30 September 2019 15:54

Koncesinari i rrugës së Kombit thotë se 10 milionë euro është xhiroja e kompanisë në vitin e parë të operimit dhe jo fitimi.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë investuar rreth 45 milionë euro, për ndërtime mirëmbajtje dhe tunelin e Thirrës.

Raporti mes xhiros së një viti dhe investimi tregon se kompania është me humbje. Ndërkohë punimet në terren nisin që në kilometrat e parë të rrugës.

Në kilometrin e 10 të rrugës së Kombit me drejtimin nga Miloti për në Morinë, koncesinari po punon për përforcimin e urës së Skurajt, e cila kalon mbi lumin Mat.

Punime të tilla janë bërë në disa ura. Ndërkohë gjatë gjithë segmentit është bërë vendosja e sinjalistikës dhe tabelave nga e para, ndriçimi i nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosja e të gjitha mbrojtëseve anësore, ndarëseve të rrugës dhe rrethimi i plotë i perimetrit të autostradës për të mos lejuar kalimin e njerëzve dhe kafshëve.

Një volum i madh pune bëhet në kilometrin e 50, ku një skarpate prej 200 metrash por rehabilitohet.

Në terren patrullimi është i pandalshëm me mjete teknologjike, ndërkohë që janë instaluar sensorë meteoroligjie që njoftojnë kushtet e motit në çdo moment.

Nicola Spadavecchia një menaxher i njohur autostradash në Itali është administratori i koncesionit. Ai na shpjegon fuksionimin e sallës operative, praktikisht qendra nevraligjike e të autostradës.

“Për sa i përket vitit të parë kemi më shumë se 40 milionë euro investime. Përveç kantiere të shpërndara në të gjithë autostradën, ne këtu kemi zemrën nga ku administrohet i gjithë aktiviteti në të 114 kilometrat. Siç shihet mirë nga ky monitor në kemi mundësinë të monitorojmë të 114 kilometrat e autostradës në çdo segment dhe në Veçan përgjatë rrugës ne kemi kamera me inteligjente siç ishin më parë. Në momentin kur një automjet do të ndalonte menjëherë një kamera bën zmadhimin e figurës dhe operatori kupton menjëherë se çfarë po ndodh. Gjëja tjetër e rëndësishme është rivendosja e të gjithë sinjalistikës ndriçuese që sot sipas normave të BE, dhe kemi një sistem të sofistikuar për zbulimin e tymrave dhe flakëve duke bërë që të gjithë ventialtorët e tunelit të rregullohen sipas një softueri në mënyrë që të mos dalin problem brenda tunelit”, tha Nicola Spadavecchia.

Ajo që është më e rëndësishme është ulja e fortë e numrit të aksidenteve.

“Falë edhe patrullimit të vazhdueshëm tonit dhe të policisë rrugore, ne duke nisur nga 2018 kemi një rënie drastike të aksidenteve rrugore, por gjëja më e rëndësishme rënia drastike e aksidente rrugore me vdekje, dhe kjo është një gjë mjaft e rëndësishme”, shton ajo.

Monitorimi i tunelit ka kujdes të veçantë. Është rivendosur e gjithë sinjalistika se është instaluar një sistem sofistikuar ventilimi.

Disa kilometra larg tij, ka nisur puna zgjerimin e korsive pranë Kukësit dhe hapja e terrenit për ndërtimin e urës së re mbi Drin.

Inxhiner e gjithë kjo faqe shkëmbi do hidhet në tokë dhe këtu do të ndërtohet korsitë e saj dhe bazamenti urës?

“Po kjo është pjesa hyrjes nga krahu verior i urës së Kukësit, ura e re e Kukësit që do të ndërtohet. Këtu kemi një gremin për të bërë të dy korsitë e reja të cilat do të rakordojnë nivelin e urës me rrugën ekzistuese. Të dy segmented rrugore ky në këtë krah dhe është 500 metër po kështu dhe në krahun tjetër, rreth 350 metër dhe investimi në total duke përfshirë dhe urën e re është 27 milionë euro”, shprehet Arjan Skënderi.

Ndërkohë ka përfunduar tërësisht ndërtimi i nyjes së Kalimashit, e cila bën lidhjen me rrugën nacionale të Pukës. Këtu më parë rruga nuk ka qenë e ndarë dhe rreziku i aksidenteve ka qenë i lartë. Nyje e re po ndërtohet edhe në Mamez, për të vazhduar me nyjet e tjera drejt doganës së Morinës, të cilat kanë lehtësuar lidhjet e rrugës me fshatrat.

Paralelisht bëhet dhe ajo që quhet mirëmbajtje e lehtë e rrugës, me ndërrimin e shtresave asfaltike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...