Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur pasditen e sotme qytetin e Beratit.
Autorët janë babë e bir, përkatësisht shtetasit Vladimir dhe Xhoni Spahiu, të cilët kanë qëlluar qiramarrësit, me pretendimin se nuk iu paguanin në kohë qiranë e lavazhit.
Ngjarja ndodhi pak më parë në rrugën e Uznovës, në Berat, ndërsa policia ka arrestuar dy autorët dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.