Elvin Guri në krye të një fondi të ri investimesh 53 milionë euro për kompanitë në rritje

E Enjte, 24 October 2019 19:42

Zoti Elvin Guri, investitor i Telekom Albania, dhe zoti Evgeni Angelov, ish zv/Ministër i Ekonomisë në Bullgari, janë drejtuesit e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë. Fondi i ri është më i madhi fond investimesh në Bullgari, krijuar në sajë të 38.5 milionë eurove nga fonde publike dhe 14.2 milionë euro kapital privat.

Fondi i sapoformuar do të përfaqësojë një alternativë kundrejt kredisë bankare për bizneset. Ai do të ofrojë investime në vlerat e 4.9 milionë deri 13.7 milionë leva bullgare në formën e investimeve gjysmë-private. Ky instrument i veçantë ndërmjet kapitalit dhe financimit të borxhit i lejon bizneset të marrin fonde pa qenë të detyruar të kalojnë një pjesë të konsideruesme të pronësisë tek investitori i ri. Megjithatë norma e interesit është më e lartë se kredia bankare, për shkak të riskut.

Investimet e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë deri në fund të 2023 duhet të jenë kryer në projekte të cilat sjellin rritje të produktivitetit dhe potencialit eksportues të biznesit bullgar. Klientët e fondit do të jenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që ndodhen në një fazë të përparuar zhvillimi.

Cilët janë drejtuesit e fondit?

Ekipi që do të drejtojë përbëhet nga Ivan Hristanov, Evgeni Angelov, Diana Aladzhova, Eleonora Sarbova dhe Lloyd Schultz. Pjesë e ekipit është edhe River Sticks Capital, në pronësi të plotë të Elvin Gurit. Elvin Guri është investitor shqiptaro-bullgar që drejton Albania Telecom Invest, e cila zotëron Telekom Albania.

Fokusi i investimeve do të jenë industritë tradicionale dhe bizneset e fokusuara tek eksportet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...