Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj deklaron për ‘BalkanWeb’ se këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie te angazhuar në operacionin në fjalë.
Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat raporton se policia po kryen kontrolle në automjete dhe në kontejner, ndërsa pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.
Aktualisht porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.
Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.