Tirana është qyteti me më shumë borxhe të prapambetura në vite që kapin vlerën e 3.8 miliard lekë në detyrimin prej 9.2 miliardësh që 61 bashkitë i kanë bankave. Sipas një raporti deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar rezulton se 61 bashkitë kanë detyrime të prapambetura me të cilat kanë kryer investime publike por duke ndikuar në rritjen e borxhit publik. Qeveria ka parashikuar që plani i shlyerjes së borxheve është i detyrueshëm dhe pjesë e buxhetit duke i lënë një afat tre vjeçar
Ministri Ahmetaj ka bërë thirrje që të merret seriozisht skeduli i shlyerjes, në mënyrë që Ministria e Financave, të mos detyrohet të prekë transfertat. Në totalin e borxhit që bashkitë kanë, rezulton që Vlora është borxhliu i dytë me 544 milionë lekë e ndjekur nga Pogradeci me 449 milionë lekë. Ajo që bie në sy që bashkia që ka më pak borxhe është ajo e Patosit me 0.8 milion lekë.