Studimi: Të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit

Tuesday, 10 December 2019 18:45

Pavarësisht besimit popullor, personat që lindën mes viteve ‘55 dhe ‘75 janë më pak të vetmuar se gjeneratat e mëparshme, sipas dy studimeve të reja të botuara të martën nga Shoqata Psikologjike Amerikane.

Por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të kemi një epidemi të vetmisë në të ardhmen, pasi brezat e rinj luftojnë me ndjenjën e izolimit.

“Vetmia ka pasoja të vërteta për shëndetin, mirëqenien, për njohjen. Pra, ne nuk mund ta injorojmë atë. Ne vetëm duhet të mësojmë më shumë se si merremi me vetminë”, tha autorja kryesore Louise Hawkley, një shkencëtare në organizatën kërkimore NORC në Universitetin e Chicagos.

“Sipas studimeve ka një sulm të vetmisë, pasi më shumë njerëz nuk janë të martuar, nuk janë të përfshirë në shoqëri civile dhe shoqërore dhe po jetojnë vetëm“, tha Hawkley.

Vetmia nis me humbjen e shëndetit dhe lëvizshmërisë, vdekja e bashkëshortëve, largimin e familjes apo miqve.

‘Boomi’ i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ka qenë midis viteve 1946 dhe 1964, ku popullsia arriti në rreth 75 milionë njerëz.

Personat që lindën në ato vite janë aktualisht 73 vjeç, mosha në të cilën hulumtimet tregojnë se nivelet e vetmisë fillojnë të rriten.

“Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i të moshuarve që janë të vetmuar mund të rritet pasi ‘boomet’ e bebeve të arrijnë në fund të viteve ’70 dhe ’80”, tha Hawkley.

Një studim i dytë, me qendër në Hollandë, gjithashtu nuk gjeti ndonjë epidemi aktuale të vetmisë në një popullsi holandeze të moshës 55 vjeç apo më të vjetër.

Komunitetet sociale si kishat, lagjet dhe familjet e gjera e kanë humbur fuqinë në dekadat e fundit, studimi zbuloi se të rriturit holandezë në vitet 50 dhe 60 ishin në të vërtetë më pak të vetmuar se gjeneratat e mëparshme, megjithëse rënia ishte e vogël.

Të rriturit holandezë nga grupet e lindura më vonë kishin funksionim më të mirë njohës dhe rrjete sociale më të larmishme sesa ata të lindur më herët.

Studimi zbuloi gjithashtu se një ndjenjë kontrolli ose zotërimi mbi jetën e dikujt kishte një ndikim domethënës në mënyrën se si ndihej vetmia.

“Të moshuarit sot duhet të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të vendosur qëllime për të mbajtur marrëdhënie të kënaqshme dhe për të zvogëluar vetminë”, tha autorja kryesore Bianca Suanet, një profesoreshë e asociuar e sociologjisë në Universitetin e Amsterdamit.

Për më tepër, Suanet sugjeroi që ndërhyrjet e shëndetit publik në parandalimin e vetmisë duhet të ofrojnë mjete dhe trajnime për të ndihmuar të moshuarit të mbajnë një sens kontrolli mbi jetën e tyre, në vend që të ofrojnë vetëm aktivitete sociale.

“Unë nuk jam e befasuar nga gjetjet. Padyshim që ka një lidhje midis një ndjenje të autonomisë që luan në ndjenjat e vetmisë”, tha Haëkley.

Shumë të rritur i dërgojnë prindërit e tyre të moshuar në një bashkësi ose shtëpi të pleqve kundër dëshirave të tyre.

“Ata përfundojnë në një vend ku ata nuk kanë zgjedhur me kë po jetojnë. Ata kanë ngecur“, tha ajo.

Mënyra të tjera për të ndihmuar një të afërm në moshë të thyer është të ofroni mundësi për t’u përfshirë në komunitet, pavarësisht nëse është vullnetar apo pjesë e një grupi aktiviteti apo qendre kreative.

Kërkimet tregojnë se media sociale po izolon sot për rininë dhe ka efekt të kundërt për popullatën në plakje.

“Të moshuarit përdorin media sociale ndryshe nga të rriturit e rinj. Ata po e përdorin atë për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese, jo një vend për të zbuluar gjëra të reja. Është një vend për t’u lidhur me nipërit e mbesave që jetojnë në anën tjetër të vendit”, është shprehur studiuesja.

Një aspekt shqetësues që nuk mbulohet nga këto studime është përhapja në rritje e vetmisë tek të rinjtë nën moshën 25 vjeç.

“Ka vërtet dëshmi të besueshme që duhet të shqetësohemi që të rinjtë janë të vetmuar edhe pse nuk janë vetëm në këtë vend, ose ndoshta edhe më të vetmuar nga sa kanë qenë në të kaluarën”, tha Hawkley.

Një studim i 1200 personave të bërë nga Universiteti George Mason në SHBA u zbulua se një në tre të rinj nën moshën 25 vjeç ndiheshin të vetmuar, ndërsa vetëm 11% e të rriturve më të vjetër se 65 vjeç ndjeheshin të vetmuar.

Një studim tjetër në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 40% e të rinjve 16 deri 24 vjeç ndiheshin të vetmuar “shpesh ose shumë shpesh”, krahasuar me 27% të të rriturve mbi 75 vjeç.

“Hulumtimi ynë tregon se vetmia është një gjendje mendore subjektive sesa një simptomë e lidhur me moshën. Vetmia nuk ndahet. Të gjithë janë në rrezik”, tha Stephanie Cacioppo, drejtore e Laboratorit të “Dynamics Brain” në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Chikagos.

Një nga përfitimet e moshës është se ju mësoni si të krijoni marrëdhënie që sigurojnë mbrojtje nga vetmia dhe depresioni.

“Ju duhet të jeni elastikë. Ju kuptoni një mënyrë për të lundruar në këtë botë dhe për të marrë llojet e lidhjeve sociale që ju nevojiten. Dhe kështu nivelet e vetmisë arrijnë kulmin në moshën e rritur dhe pastaj ato bien pas kësaj”, është shprehur ajo.

A do të ndodhë kjo për rininë e sotme? A do të zhyten ata në ndjenja të vetmisë? janë pyetje që nuk iu është dhënë akoma përgjigje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...