Tërmeti shkatërrimtar, Guvernatori Sejko: Stabiliteti financiar i vendit mbetet i pandryshuar

E mërkurë, 18 December 2019 18:14

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pas diskutimeve mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.00% po ashtu dhe normën e interesit të depozitës njëditore në BSH, në nivelin 0.10%.

Ndër të tjera Këshilli vendosi që të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.90%
Në pëfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u ndal edhe tek tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Sejko tha se pasojat e tërmetit ishin negative, por pavarësisht pasojave, stabiliteti financiar i vendit do mbetet i pandryshuar.

“Më lejoni ta filloj disi më ndryshe këtë komunikim, duke shprehur, në radhë të parë dhe në emër të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, keqardhjen më të thellë për të gjithë ata që humbën të afërmit dhe për ata që pësuan dëme fizike dhe materiale nga tërmeti i datës 26 nëntor. Fatkeqësi kombëtare të këtyre përmasave kërkojnë kurajë, solidaritet dhe punë të përbashkët, për adresimin e pasojave dhe për rimëkëmbjen e plotë të bizneseve, familjeve dhe komuniteteve të prekura. Sot, në mbledhjen e tij të datë 18 dhjetor 2019, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të politikës monetare. Informacioni i disponueshëm nuk dikton nevojën për ndryshim të qëndrimit të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e rritjes ekonomike e bëjnë të nevojshme ndjekjen e një politike monetare stimuluese.
Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se vlerësimi i plotë i pasojave ekonomike të tërmetit kërkon ende kohë. Ky vlerësim do ti hapë rrugë rishikimit të parashikimeve tona afatmesme dhe gjykimit mbi politikën monetare që do të ndjekim në të ardhmen.

Të dhënat e disponuara tregojnë se inflacioni i tremujorit të katërt ka qëndruar në nivele pothuajse të njëjta me ato të tremujorit paraardhës. Luhatjet e inflacionit janë diktuar në masën më të madhe nga luhatjet e çmimeve të ushqimeve, të cilat vijojnë të japin dhe kontributin kryesor në inflacion.

Në planin makroekonomik, ecuria e çmimeve vijon të reflektojë presionet e ulëta inflacioniste që vijnë nga ekonomia e huaj edhe ajo vendase. Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është e ngadaltë, ndërsa përcjellja e saj në tregun vendas është frenuar dhe më tej nga forcimi i kursit të këmbimit gjatë vitit 2018. Po ashtu, rritja e kërkesës agregate, e punësimit dhe e pagave në Shqipëri, nuk është përkthyer ende në presione inflacioniste të mjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike e tremujorit të tretë ka qenë në nivele të përafërta më atë të tremujorit paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve private dhe, në veçanti, nga zgjerimi i të ardhurave të turizmit. Ecuria e ekonomisë është pasqyruar dhe në të dhënat e tregut të punës për tremujorin e tretë, të cilat tregojnë rritjen me 3.3% të punësimit në terma vjetorë, rënien në 11.4% të normës së papunësisë dhe rritjen me 3.5% të pagës mesatare në ekonomi.

Trendi përmirësues i treguesve të kërkesës agregate dhe i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka pasqyruar dhe efektin e politikës sonë monetare stimuluese. Kjo politikë ka siguruar një ambient financiar të karakterizuar nga norma të ulëta interesi, nga prime të kontrolluara rreziku dhe volatilitet i ulët, duke ndihmuar dhe qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit.”, tha Sejko.
Mes të tjerash ai shtoi se: “Ambienti i favorshëm financiar dhe përmirësimi i kërkesës dhe ofertës për kredi kanë diktuar një përmirësim të mëtejshëm të kreditimit. Në veçanti, konsolidimi i sektorit bankar dhe reduktimi i rrezikut të kreditit, sikundër ilustrohet nga rënia në nivelin 9.5% e raportit të kredive me probleme në muajin nëntor, kanë diktuar një përqasje më aktive të bankave drejt kreditimit.

E pastruar nga efekti i kursit të këmbimit dhe ai i nxjerrjes së kredive të humbura jashtë bilancit, kredia për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 8% në muajin tetor. Kjo rritje ka shfaqur një bazë të gjerë. Ajo është ushqyer nga zgjerimi i kreditimit si në segmentin e individëve dhe në atë të bizneseve. Në këtë kontekst, vlen të theksohet se rritja e kredive për qëllime investimi ndaj biznesit jep sinjale inkurajuese për një mbështetje në rritje të nevojave për fonde të ekonomisë nga sektori bankar. Po ashtu, sinjale inkurajuese në drejtim të rritjes së efektivitetit të politikës monetare vijnë nga zgjerimi progresiv i peshës së kredisë në lekë ndaj totalit. Ky tregues shënoi vlerën 48% në muajin tetor. Parashikimet tona të mëparshme kanë sugjeruar se inflacioni do të ndjekë një trajektore rritëse në horizontin afatmesëm, për t’u kthyer në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2021. Ky parashikim mbështetej në përmirësimin e pritur të ritmit të rritjes ekonomike, çka do të rriste pagat dhe kostot e prodhimit, dhe në një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, çka do të lehtësonte përcjelljen e presioneve të huaja inflacioniste.

Në konsistencë me këto parashikime, Këshilli Mbikëqyrës ka theksuar se qëndrimi aktual i politikës monetare ka qenë i përshtatshëm, se politika monetare do të vijojë të mbetet akomoduese në afatin e mesëm, dhe se intensiteti i stimulit monetar do të rregullohet në përputhje me shpejtësinë e kthimit të inflacionit në objektiv.

 

Në terma të përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se – edhe në prani të pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor – ky kuadër projeksionesh mbetet i vlefshëm për afatin e mesëm. Megjithatë, këto pasoja janë – në shumicën e tyre – negative dhe mund të diktojnë një vonesë kohore në kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv.

Sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vëren:
– Së pari, në mungesë të vlerësimeve të plota zyrtare mbi shkallën dhe madhësinë e dëmit, është pothuaj e pamundur të bëhen vlerësime të sakta mbi ndikimin e pritur në ekonomi. Në veçanti, rëndësi ka evidentimi i dëmeve në kapacitetet prodhuese të biznesit, qofshin këta operatorë të sektorit të turizmit apo të sektorëve të tjerë të ekonomisë, për të vlerësuar kostot e rindërtimit dhe të ardhurat e mundshme të munguara në ekonomi.

-Së dyti, pasojat e tërmetit pritet të jetë – në tërësi – negative, ndonëse ato do të jenë të përqendruara në një zonë të kufizuar gjeografike dhe jo të njëjta në sektorët e ekonomisë. Kanalet kryesore të transmetimit do të jenë tkurrja e mundshme e konsumit dhe investimeve private në zonat e prekura, si dhe rënia e mundshme e prodhimit në to – sidomos në sektorin e turizmit. Nga ana tjetër, programi i ri-ndërtimit pritet ti japë një stimul pozitiv këtij sektori. Intensiteti i goditjeve dhe shkalla e kompensimit të tyre nga programi i ri-ndërtimit do përcaktojnë dhe efektin tërësor të tërmetit në ekonomi.
-Së treti, efekti i tërmetit do të varet dhe nga forma dhe intensiteti i përgjigjes. Këshilli Mbikëqyrës vëren se adresimi me shpejtësi i dëmeve do të lehtësonte ndikimin e tyre në ekonomi. Po ashtu, ndikim do të ketë dhe struktura e financimit të këtij programi rindërtimi dhe pesha relative e granteve dhe donacioneve, rritjes së huamarrjes, dhe ri-alokimit të shpenzimeve.
-Së katërti, Banka e Shqipërisë është në proces të vlerësimit të pasojave të tërmetit në treguesit e sektorit bankar. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar informacionin e nevojshëm pranë bankave dhe jemi në pritje të vlerësimeve paraprake.
-Së fundi, Këshilli Mbikëqyrës thekson se dhe testimi i skenarëve ekstremë sugjeron se:
-norma e rritjes ekonomike pritet të mbetet në territor pozitiv për vitin 2020 e më tej;
-stabiliteti monetar dhe financiar i vendit mbetet i paprekur.
Duke marrë në konsideratë sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:
-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin aktual prej 1.00%; dhe,
-Të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.
Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve do të kërkojë ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare edhe në afatin e mesëm. Qartësimi i pasojave të tërmetit do të mundësojë një tablo më të saktë mbi zhvillimet e pritura në të ardhmen dhe qëndrimin e politikës monetare. Në veçanti, materializimi i goditjeve të forta negative mund të kërkojë një lehtësim të mëtejshëm të saj.”.

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...