Një shqiptar 45-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në Romë.
Gentian Kasa, person me precedentë penalë, është pritur nga vrasësi, i cili i ka shtirë disa herë me pistoletë, duke bërë të kota përpjekjet e viktimës për t’u larguar.
Bëhet fjalë për larje hesapesh midis klaneve shqiptare të drogës, por nuk është punë dozash apo kilesh, përkundrazi, është larje hesapesh në kuadrin e trafikut ndërkombëtar të kokainës
Sipas hetuesve, Kasa është goditur me katër plumba në gjoks dhe një në kokë, të kalibrit 7.65, kalibër jo i madh por që të gjithë kanë goditur në shenjë.
Ata shtojnë se bëhet fjalë ndoshta për akte të mafies së frikshme shqiptare që ka zënë rrënjë në disa lagje romane: Ponte Milvio, Primavalle, Ostia, San Basilio. Gentian Kasa ishte në përfundim të një dënimi për drogë dhe gjykata i kishte dhënë pjesërisht lirinë.
Shqiptari jetonte me gruan në rrugën Gabrio Casati, por çdo mbrëmje, në orën 23:00, kthehej për të fjetur në burgun e Rebibias. Ai bëri të njëjtën gjë edhe të shtunën, përshëndeti gruan dhe zbriti në rrugë për t’u kthyer në burg. Por, dikush tjetër i dinte të gjitha lëvizjet, vrasësi i tij.