Një 31- vjeçar i cili ishte në kërkim nga Policia, pasi Gjykata e kishte dënuar me 5 vite burg për trafik droge u arrestua në Kurbin.
Policia bën me dije se ai është 31- vjeçari L.S, banues në Mamurras. Ndërkohë u arrestua dhe një 23- vjeçar në Durrës pasi u kap me një saise kanabisi 12.5 gr e ndarë në doza për t’u shpërndarë.
NJOFTIMI I POLICISË
DVP Durrës
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Vihet një pranga një 23-vjeçar.
Sekuestrohen 12.5 gr. cannabis sativa, e ndarë në doza.
Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Krujë kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, arrestuan në flagrancë shtetasin:
R.R., 23 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 12.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
—-
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:
L.S., 31 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.