Detajet/ Për vrasjen makabre të Jan Prengës vepruan tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak e Shkodër, “lufta” bëhej për kokainën

E mërkurë, 29 Janar 2020 10:26

Zbulohen detaje të reja nga vrasja makabre e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u mor peng dhe u dhunua barbarisht. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës kanë vepruar tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim policor, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.

Aktualisht, siç raporton gazetarja Bezat, policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës. Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Ishte pikërisht vëllai i viktimës, që nuk kishte dorëzuar te këto grupe kriminale sasinë e kokainës prej 300 kg. Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë për trupin e pajetë të Prengës, por vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.

Sa i përket pesë personave të arrestuar deri më tani për vrasjen e 49-vjeçarit, gazetarja Bezat tha për “BalkanWeb” se ata kanë kyçur gojën, duke mos dhënë asnjë detaj në polici. Ata kanë thënë se do të flasin në një moment tjetër, kur të dalin para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa insistojnë se nuk kanë gisht në krim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...