Autoambulanca bën aksident, vdes i sëmuri që po transferohej

E Enjte, 30 Janar 2020 10:24

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Autoambulanca e cila po transportonte një pacient nga Spitali i Gjilanit drejt Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, u aksidentua.

Me këtë rast pacienti i cili po transportohej për në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë pë rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.01.2020, rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin e kemi informuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”- tha Hashani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...