Vrau policin, djalin e tij 8 vjeç dhe i plagosi nipin, kush është Brahimi, një nga 50 më të kërkuarit në vend

Premte, 31 Janar 2020 08:53

Policia e Shtetit publikoi dje foton e Engjëll Brahimit, si një nga personat më të kërkuar. Sipas burimeve zyrtare, Brahimi në vitin 2000 ka vrarë për hakmarrje një polic dhe djalin e tij.

Vrasja është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, thotë Policia, ndërsa Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. Në ngjarjen e rëndë ka mbetur i plaguar edhe nipi i punonjësit të Policisë, i cili ishte 10 vjeç.

“I dënuari me burg përjetë, Engjëll Brahimi: Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur ‘Pishporo’ në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A.B., punonjës Policie, të birin e tij 8-vjeçar, si dhe i ka plagosur nipin 10 vjeç. Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ‘Vrasje me paramendim, për hakmarrje’”, njoftoi dje Policia e Shtetit.

NISMA

Prej dy ditësh, Policia e Shtetit njoftoi se objekti i punës së njësisë më të re të njohur si Njësia e Kërkimit, do të jetë zbulimi i vendndodhjes dhe arrestimi i 50 personave më të kërkuar në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Policia e Shtetit publikoi fotografitë dhe të dhënat e 5 personave të parë që konsiderohen si më të rrezikshmit, duke deklaruar se çdo ditë do publikojë të dhënat edhe për persona të tjerë.

“Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm, dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme”, tha Policia e Shtetit.

Njësia e Kërkimit do të marrë të gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve europiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

TË KËRKUARIT

Pesë personat më të kërkuar, emrat e të cilëve u publikuan dje nga Policia e Shtetit, janë të dënuar më burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë. I pari është Altin Arapi, pjesë e organizatës së quajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Aktualisht 49 vjeç, vlonjati i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoferit të ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Genci Sina, dhe disa krime të tjera, vijon të kryesojë listën e më të kërkuarve të drejtësisë shqiptare.

Në emrat e publikuar dje nga Policia, ai ndiqet nga Dritan Syziu, gjithashtu i dënuar me burg përjetë, për vrasjen e një efektivi Policie e më pas me radhë edhe 3 të tjerë të dënuar me burgim të përjetshëm: Eduart Kurti, Gentian Take e Gëzim Memeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...