Masakër në Itali/ Shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet

Saturday, 01 February 2020 08:54

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë. Një emigrante shqiptare e identifikuar Laureta Zyberi, 42 vjeç, është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës.

Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi, rreth dhjetë vite më i madh. Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja, i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.

Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet policorë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane. Shqiptarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Po sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të fohtë. Dyshohet se ka qënë bashkëshorti autori i këtij krimi, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet. Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit, raporton Ora.

Ky është versioni i parë i kësaj ngajrje tragjike i përcjellë nga mediat italiane deri në pritje që autoritet italiane të dalin me një komunikim zyrtar.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...