Të martuar prej 25 vitesh/ Detaje nga krimi në familjen shqiptare

Saturday, 01 February 2020 09:26

Një krim i rëndë ndodhi një ditë më parë në Gjenoa të Italisë. Një shqiptar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëplagosur rëndë.

Genova24 shkruan se viktima quhet Lauret Zyberi, 42 vjeç, kurse autori i krimit është bashkëshorti i saj, Eduart Zyberi, dhjetë vite më i madh

Gjithçka ndodhi në vilën Durazzo, kur një prej banorëve u kthye në shtëpi dhe e gjeti shërbyesen e tij, Lauret Zyberi, të vdekur përtokë në një pellg gjaku. Pranë trupit të saj edhe ai i bashkëshortit, i cili ka plagë të rënda, por pa rrezik për jetën

Portali italian shkruan se janë dy elementë që duhen sqaruar. E para ka lidhje me motivin, që me shumë gjasë ka të bëjë me shkaqe pasioni. E dyta lidhet me armën e krimit. Gruaja kishte plagë thike në bark, por edhe i shoqi. Hetimet do zbulojnë nëse thika ishte në shtëpi apo burri e kishte sjellë me vete. Kjo do e bënte vrasje me paramendim.

Portali italian shkruan se çifti kishte rreth 25 vite martesë dhe ishin vendosur në Itali që në fillim të viteve ’90.

Disa portale kanë raportuar se ata ishin ndarë, por kjo nuk është konfirmuar akoma

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...