Dalin detaje të reja nga krimi brenda familjes që tronditi opinionin publik mëngjesin e kësaj të diele.
Burime nga grupi hetimit thonë se Lulzim Cukur e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten.
Sipas hetuesve, 33 vjeçarja është qëlluar dy herë në bark dhe një goditje në pjesën e zemrës, e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj. Sipas hetuesve nuk ka gjymtim të kufomës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:50 minuta të mbrëmjes së shkuar dhe dyshohet se ka ardhur për motive xhelozie. 45 vjeçari punonte në Greqi si emigrant.
Ata kishin tre fëmijë të vegjël, një 2 vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 7 dhe 10 vjeçe, të cilët tanimë kanë mbetur jetimë.
Çifti jetonte në Xhafzotaj dhe kishin një banesë disa kate siç shihet në foto.