Orët e fundit, karabinierët italianë në Osima kanë arrestuar tre persona për trafik droge, dy prej tyre u dërguan në burg dhe njëri në arrest shtëpie.
Në burg përfunduan dy shtetas shqiptarë të moshës 36 dhe 40 vjeç me precedent penalë. Ta banonin në Camerano dhe Castelfidardo. Njeri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi.
I treti është detyruar të qëndrojë në arrest shtëpie dhe është një 27-vjeçar Italian me banim në Osimo.
Këta persona kishin lidhje me furnizime të shumta kokaine nga marsi I 2019-ës deri në nëntor 2019-ës në zonat Camerano, Numa, Castefidardo dhe Osimo.
Hetimet filluan për kontrollin e gjerë të territorit dhe çuan në arrestimin e të treve, që dyshohet se i përkasin një rrjeti tregtarësh droge në Val Musone alla Conero Riviera dhe përreth.