“Burri livadhis jashtë vendit dhe vjen akuzon gruan për tradhti”, të afërmit e Manjola Cukut që e vrau i shoqi emigrant mes dhimbjes e revoltës

Tuesday, 04 February 2020 12:58

Në fshatin Sopot të Bulqizës, i është dhënë lamtumira e fundit 33-vjeçares Manjola Cuku, e cila u masakrua tri ditë më parë nga bashkëshorti i saj, Lulëzim Cuku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit Cuku, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ndërkohë, të afërm të familjes së viktimës, banorë të zonës dhe qytetarë të shumtë kanë ngushëlluar gjatë paradites së djeshme familjen Cuku.

Të prekur thellë nga ngjarja e rëndë, ata janë përpjekur t’i japin forcë familjes në momentet e vështira. Gjithsecili prej tyre shprehte revoltë për krimin e rëndë dhe kërkonte ndëshkimin maksimal për autorin. Nuset e dajave të Manjolës thanë se dhimbja është shumë e madhe, sidomos për babanë dhe nënën e vajzës së vrarë.

“Nuk kemi fjalë për të përshkruar dhimbjen e madhe. Ne jemi nuset e dajave të Manjolës dhe ndiejmë dhimbje pa fund. Akoma më e madhe është dhimbja për dy prindërit e vajzës. Ata janë një familje shumë e mirë këtu në Sopot. Kanë jetuar në kushte të vështira. Kjo ngjarje nuk duhej të kishte ndodhur. Shteti duhet t’i ndëshkojë rëndë autorët e ngjarjeve të tilla”, tha njëra nga gratë e prononcuara për krimin brenda familjes.

Ndërkohë, një zonjë tjetër që merrte pjesë në ceremoninë mortore u shpreh se “burrat e sotëm duhet të jenë më të vendosur dhe ta mbajnë familjen afër. Nuk është punë kjo që burri livadhis brenda e jashtë vendit dhe pastaj vjen e akuzon gruan për tradhti. Nëse burri ka dyshime për gruan ta marrë me vete aty ku emigron, ta mbajë familjen e bashkuar. Ngjarje si kjo kanë tronditur jo vetëm Durrësin e Dibrën, por gjithë Shqipërinë”, pohoi një tjetër e afërme e familjes së Manjola Cukut.

NGJARJA

Gjithçka ka ndodhur si shkak i një konflikti të nisur pak muaj më parë mes Lulëzimit dhe Manjola Cukut. Konflikti mes tyre përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së shtunës, me vdekjen e 33- vjeçares, e cila la pas tre fëmijë të vegjël jetimë: një vajzë 10 vjeçe, një tjetër 7 vjeçe dhe djalin vetëm 2 vjeç. Çifti mësohet se kishte konflikte të vazhdueshme, kryesisht me motive xhelozie. Lulëzimi jetonte dhe punonte në Greqi bashkë më dy vëllezërit e tjerë. Herë pas here, ai kthehej te familja në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Gjatë tre muajve të fundit, ai ishte bërë shumë xheloz dhe vazhdimisht i kërkonte llogari Manjolës, e cila ishte shtëpiake dhe kujdesej për tre fëmijët. Pak para mesnatës, mes çiftit Cuku nisi një tjetër debat që u agravua, pasi Manjola i kishte kthyer fjalën Lulëzimit, i cili, sipas banorëve, ka një karakter të çuditshëm dhe shumë të vështirë.

Fjalë pas fjale, situata tensionohet dhe Lulëzimi rrëmben thikën e bukës dhe e qëllon tri herë bashkëshorten, dy herë në bark dhe një herë në gjoks. Goditja e marrë afër zemrës dyshohet të ketë qenë fatale për 33-vjeçaren, e cila humbi jetën në shtëpinë e saj.

Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...