‘Asgjë s’do jetë si më parë’/ Flet 15-vjeçarja e ngacmuar prej shqiptarëve

E mërkurë, 05 February 2020 11:12

Një 15-vjeçare u ngacmua të premten në Kreuzlingen të Zvicrës nga tre persona, dy prej tyre shqiptarë. Ajo ka rrëfyer për ’20minuten’ historinë e saj

Ajo ishte rrugës për në shtëpi, bashkë me disa shoqe. “Në stacionin e autobusit na ndaluan tre burra,” thotë 15-vjeçarja. Ata dukeshin konfuzë, nuk dinin ku të shkonin dhe po kërkonin për cigare. “Ne donim t’i ndihmonim”, thotë 15-vjeçarja. Njëri prej tyre ishte më i rezervuar, dy të tjerët më agresivë

Njëri u fokusua direkt te ajo. “Donte të më ndante nga shoqet dhe të rrinte vetëm me mua”. Ai i bëri shumë pyetje personale dhe e komplimentoi. Të tre flisnin anglisht ose italisht. Njëri madje tha se ishte italian, por dukej qartë që nuk ishte. “Donin të fshihnin origjinën e tyre të vërtetë”

Njëri kishte një të çarë në dorë dhe donte të prekte vajzat gjithë kohën. Situata u bë jokomode. Në fund, ata u kërkuan profilet në Instagram. “Menduam t’ua japim, se mos na lënë të qetë”.

Por nuk ishte kështu. Kur 15-vjeçarja po shihte profilin e saj në Instagram, ai e kapi në të pasme. Ajo u terrorizua. “Pastaj pamë armën”. Ata arritën të largohen.

15-vjeçaren e mori babai i saj, bashkë me shoqet. Rrugës për në shtëpi, ajo i njohu tre personat. Babai i saj 59-vjeçar u përball me ta. “Babanë e rrahën dhe e kërcënuan me armë. Unë vetëm rrija në makinë dhe qaja më të madhe,” thotë 15-vjeçarja. Një kalimtar ndërhyri dhe agresorët u larguan. Ajo thotë se e falenderon pafundësisht atë që ndërhyri.

Policia arrestoi më vonë një 19-vjeçar nga Algjeria dhe dy shqiptarë, 25 dhe 29 vjeç. Ata jetonin në një qendër për azilkërkuesit e refuzuar.

Kombësia e tyre ka nxitur shumë debat online. 15-vjeçarja është shumë e zemëruar nga kjo. Edhe kalimtari që ndërhyri për t’i ndihmuar ishte emigrant. Nuk mund të fusësh të gjithë në një thes, thotë adoleshentja.

Një jetë me frikë

15-vjeçarja nuk është vetmja që u ngacmua atë natë. Një lexuese tha se i kishte ndodhur një incident i ngjashëm nga të njëjtët persona. “Është e tmerrshme, një vajzë nuk mund të ecë vetëm,” thotë 15-vjeçarja. Kundër tre meshkujve nuk ke asnjë shans.

15-vjeçarja thotë se nuk del nga shtëpia që pas incidentit nëse nuk e ka absolutisht të nevojshme. “Asgjë nuk do jetë si më parë, thotë ajo. Frika që do jetë pjesë e saj, po e vret. Edhe pse nuk është prekur fizikisht, kjo ngjarje i ka lënë pasoja mendore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...