Vrau gruan me thikë në Durrës, del para Gjykatës Lulzim Cuku, asnjë familjar i pranishëm në sallë

E Enjte, 06 February 2020 09:26

Lulzim Cuku i  cili vrau disa ditë më parë gruan e tij në Xhafzotaj të Durrësit ka dalë para Gjykatës. Prokuroria kërkon arrest me burg ndërkohë asnjë nga familjarët nuk është i pranishëm në sallë.

Lulzim Cuku vrau gruan e tij Majlinda Cukun duke dëshmuar pas krimit se ishte xheloz pasi gruaja e tij ishte më e re dhe më e bukur. Ai shkonte si  emigrant në  Greqi për të punuar dhe thotë se mbrëmjen e ngjarjes debatuan.

Ai pranoi krimin duke pohuar se asnjë nuk kishte për t’ja falur vrasjen. Pas krimit ai iku për në Dibër por më pas u vetdorëzua në Polici.

Ngjarja ndodhi natën e dy shkurtit dhe gruaja ishte masakruar në tualet ku Policia gjeti bashkë edhe tre fëmijët të mbuluar nga gjaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...