Publikohen emrat e të arrestuarve nga policia e Shkodrës pas plagosjes së një gruaje mbrëmjen e djeshme në pedonalen e qytetit.
Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dhe Ension Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit.
Mësohet se ata kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me targa gjermane që i përket Mesad Metës, 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Ky person është konfliktuar me persona të tjerë kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, .
Një atentat i ngjashëm i ka ndodhur Mersad Metës edhe në Gjermani.
Por kësaj radhe Mersad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen. Nga plumbat mbeti e plagosur aksidentalisht në këmbë 35- vjeçarja me emrin Liljana Jeremia.
“Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin.Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M”, tha policia sot në njoftimin për mediat.