Edhe dhjetë persona të tjerë që ishin futur në karantinë në një kroçierë në Japoni rezultuan me koronavirus, thanë zyrtarët të enjten, ndërkohë që ekspertët e Shëndetësisë kanë shtuar përpjekjet për të zbuluar një vaksinë ndaj sëmundjes që ka provokuar frikën e një pandemie globale.
Vdekjet nga virusi brenda Kinës, nga 73 shkuan në 763 dhe më shumë se 28 mijë persona janë të infektuar.
Analistët financiare e kanë zvogëluar perspektivën e rritjes ekonomike për Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë, tek agjencia e vlerësimeve Moody tregon rrezik në shitjet e automjeteve dhe prodhimit.
Virusi ka mbyllur qytete dhe fabrika në Kinë dhe ka ndërprerë fluturimet nëpër botë. Këtë javë, ai solli kaos dhe në botën e paqtë të lundrimeve luksoze në oqeane.