Banda shqiptare mbolli Europën me kanabis/ Çfarë u kap në Gjermani

Premte, 07 February 2020 09:37

Një operacion spektakolar u zhvillua nga Europoli njëkohësisht në disa vende të Europës, për të goditur një bandë shqiptare, e cila e kishte qendrën në Anterp të Belgjikës. Operacioni u krye në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Gazeta MDR se operacioni në Gjermani u zhvillua në Stassfurt në orët e para të mëngjesit, kur gjithë qyteti ishte në gjumë. Tre shqiptarë u arrestuan në befasi. Mësohet se ata kishin ngritur një plantacion kanabisi. Gjithsej 2 mijë bimë të vogla kanabisi ishin mbjellë. Gjithçka ishte në fazën fillestare.

Hetimi kundër bandës së rrezikshme nisi në vitin 2017 nga Belgjika. Në total janë 25 shqiptarë të arrestuar për këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Pëërveç trafikut të drogës me makina, të cilat kishin ndarjet e posaçme për të fshehur lëndën narkotike, shqiptarët kishin mbjellë edhe plantacione droge.

Shumë prej të arrestuarve ishin personazhe me precedentë kriminalë. MDR shkruan se krerët e bandës janë arrestuar në Shqipëri nga policia belge.

Në operacion u përfshi një ushtri me policë. Vetëm në Gjermani ishin 300 të tillë.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...