SPAK ‘lëshon’ grupin ‘Bajri’, ja pse dosja i kalon Prokurorisë Shkodër

Saturday, 08 February 2020 09:24

Rezultati impresionues për goditjen e grupit “Bajri”, më 22 shtator të vitit 2018, kur u arrestuan 11 persona, filloi duke u zbehur muaj pas muaji dhe të dyshuar mbetën vetëm 6.

Grupi i goditur me aq bujë në Shkodër e Tiranë dhe që supozohej të ishte një ndër dosjet e para të SPAK, tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës. Madje, ai që konsiderohej si personi më “i rrezikshëm”, Safet Bajri, akuzohet tashmë vetëm për përcaktim të rezultatit sportiv.

Dje, në sallën e Gjykatës së Posaçme, dy prokurorë të SPAK deklaruan se nuk e provuan dot ekzistencën e grupit të strukturuar kriminal të ashtuquajtur “Bajri” dhe se çështja duhet të shkojë për kompetencë pranë Prokurorisë së Shkodrës. Një kërkesë e tillë u pranua edhe nga Gjykata e Posaçme.

Në seancën e radhës, kur pritej informacion për veprimet e mëtejshme të SPAK, dy prokurorë thanë se nga 6 të dyshuar që kanë mbetur në hetim për këtë çështje, vetëm 2 prej tyre dyshoheshin për grup të strukturuar. Por duke qenë se grupi duhet të përmbajë më tepër se tre persona, atëherë bie akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Behar Bajri do të hetohet në Shkodër për vrasje, Safet Bajri për paracaktim të rezultatit sportiv së bashku me Asmer Bilalin. Ilir Bajrin dyshohet për gjobëvënie, Ismet Idrizi për armëmbajtje pa leje dhe Emrah Plaku për ndërtim të paligjshëm. Avokatët thanë dje se sapo çështja të merret nga Prokurorët e Shkodrës do kërkojnë lirimin e klientëve. Më herët, Prokuroria kishte shkëputur nga grupi edhe pesë të dyshuar të tjerë, duke hapur rrugën për lehtësimin e pozitës të të gjithëve.

GRUPI BAJRI

Më 22 nëntor të vitit të kaluar, Policia e Shtetit tha se në vazhdim të operacionit të koduar “Oaz”, i cili u finalizua në shtator të vitit 2018, janë dokumentuar vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Gjykata kishte dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal. “Në vijim të operacionit ‘OAZ’, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal ‘Bajri’, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal ‘Bajri'”, tha Policia në nëntor.

Grupi, i konsideruar nga Policia me rrezikshmëri të lartë kriminale, dyshohej se kishte ushtruar ndikim edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Për 5 prej të dyshuarve, masat në lidhje me akuzën e re të ngritur u ekzekutuan në burg, konkretisht për Behar Bajrin, Safet Rustemin (Bajrin), Ilir Rustemin (Bajrin), Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin. Fillimisht ata akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...