OFL/ Rivali i Aldo Bares deklaron pasurinë

Hënë, 10 February 2020 09:28

Saimir Taullau, i asistuar nga avokati i tij, dorëzoi brenda afatit 48 orë të lënë nga OFL-ja, të dhënat për pasurinë e tij. Tri ditë më parë, OFL-ja bëri të ditur se i kishte dërguar formularin për deklarim Taullut, i cili sipas njoftimit është subjekt i ligjit për shkak të një dënimi të marrë për shitje të narkotikëve.

“Në vijim të operacionit Forca e Ligjit dhe në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasit: S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, në bashkëpunim”, njoftoi Policia.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Saimir Taullau rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me zyra në Lushnjë, me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant, raporton Panorama.

Në vitin 2017, Taullau i ka shpëtuar një atentati, duke marrë vetëm një plumb. Ai njihet si biznesmen në Lushnjë, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi e Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares.

Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes pjesëtarët e këtij grupi, me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnjë. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...