Stuhia Ciara godet Europën, në Gjermani tre persona të plagosur, anulohen qindra fluturime, në Francë 130 mijë shtëpi pa energji

Hënë, 10 February 2020 12:29

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Gjermani për shkak të stuhisë Ciara që ka goditur Europën. Janë pezulluar të gjitha transportet hekurudhore dhe qindra fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore, mes të cilëve 190 në Frankfurt dhe 420 në Mynih. Dy gra janë goditur nga një pemë që ka rënë në Saarbruecken, në kufi me Francën, ndërsa një 16 vjeçare është plagosur nga një copë hekuri në Paderborn.

Erërat e forta nga stuhia Ciara, që në Gjermani është pagëzuar me emrin Sabine, kanë arritur shpejtësinë 130km/orë duke shkaktuar dëme dhe probleme nga Britania e Madhe deri në Francë.

Në Gjermani shkollat janë mbyllur. Pasi goditi ishujt britanik dhe Europën Veriore stuhia është spostuar drejt lindjes. Rreth 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Gjermani. Edhe transporti hekurudhor është bllokuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është goditur nga shirat dhe dëbora. Në të tjera zona shirat kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati.

Probleme të mëdha edhe në France si pasojë e motit të keq. Rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe këtu transporti, kryesisht hekurudhor ka pasur vështirësi. Pjesa më e madhe e linjave Transilien dhe RER janë ngadalësuar sipas SNCF, që shpreson të kthejë normalitetin brenda orëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...