Lidhi nënën dhe përdhunoi vajzën: Arrestohet shqiptari i tmerrshëm në Greqi

Hënë, 10 February 2020 13:12

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme në zonën e Neo Manoladas. Shqiptari akuzohet për një krim të tmerrshëm të kryer disa ditë më parë në këtë zonë.

Mediat greke raportojnë se 35 vjeçari hyri në një shtëpi për të grabitur para teksa aty gjendeshin dy gra, njëra 53 vjeçe dhe nëna e saj 73 vjeçare

Mësohet se fillimisht ai ka përdhunuar 53 vjeçaren duke i kërkuar që t’i jepnin paratë që kishin në shtëpi, raporton abcnews.al.

Dy gratë i kanë dhënë 500 euro, por këto nuk mjaftuan për grabitësin, i cili ka vënë në veprim një plan tjetër.

Shqiptari ka marrë 53 vjeçaren për dore duke e drejtuar për tek shtëpia e fqinjëve në mënyrë që ajo të kërkonte borxh tek ata dhe paratë t’ja jepte atij.

“Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, mësohet ti ketë thënë ai gruas teksa e dërgonte tek fqinjët për të kërkuar para borxh.

Pas krimit, ai u zhduk ndërsa gratë njoftuan policinë. Kjo e fundit e arrestoi duke hipur në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas. Shqiptari do të akuzohet për një mori krimesh si grabitje, përdhunim dhe pengmarrje. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...