Vdekja e të riut në burgun francez, i dënuari në Greqi: Kam nisur mbledhjen e ndihmave, ta sjellim njeriun tonë…

Hënë, 10 February 2020 14:51

Një ditë pas publikimit të rastit të vdekjes së një të burgosuri shqiptar në burgjet e Francës, një akt sensibilizimi vjen nga një tjetër i dënuar shqiptar jashtë vendit.

Bëhet fjalë për shtetasin Fisnik Hasi, i burgosur në Koridhalos, i cili në një lidhje telefonike për Fax News, u shpreh se do të nisë mbledhjen e ndihmave, mes të dënuarve të tjerë, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i trupit të Mentor Rexhës në familjen e tij në Shkodër.

Hasi foli dhe për kushtet me të cilat përballen të dënuarit shqiptar në burgjet greke, ku tha se ambasada shqiptare nuk do tia dijë aspak për kushtet e tyre.

“Këtu në Greqi kanë vdekur shumë njerëz dhe me aq mundësi sa kemi pasur i kemi ndihmuar. Ndoshta familjarët nuk kanë mundësi që ta tërheqin trupin e pajetë, unë po jap 200 euro që të ndihmoj familjen e Rexhës.

Unë jam akuzuar për një grabitje, na ka rënë një fatkeqësi dhe rashë në burg, jam dënuar përjetë. E kam bërë atë gabim, nuk mund ta mohoj, një njeri që e kap me presh në dorë, s’mund të mohohet. Ka njerëz të këqij edhe këtu, nuk e di se kë ka pasur në dhomë ai djali, po shokët e qelisë duhet ti gjendeshin pranë.

Ambasada shqiptare nuk do t’ia dijë fare për ne, ne jemi patriota më shumë se ata që rrinë në karrige.

Njerëzit tanë do vijnë që ti sjellin paratë aty te redaksia juaj, shpresoj që të na bashkohen sa më shumë shokë në këtë nismë. Ta dërgojmë njeriun tonë te familja e vetë, pasi nuk mund ta lëmë që të varroset në dhe të huaj, dhe me ndihmën tuaj si Fax News”, u shpreh Hasi në një lidhje telefonike nga burgu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...