Plagoset shqiptari pas sherrit në klubin e natës

Tuesday, 11 February 2020 09:19

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një klub nate në Pontecurone të Italisë. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Autori i ngjarjes u arrit të identifikohej pas dëshmive të pronarit të lokalit dhe klientëve që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.

Ai është një 58-vjeçar, identiteti i të cilit gjithashtu nuk bëhet i ditur. 58-vjeçari u kap pranë një supermarketi dhe nuk e kishte me vete armën. Pas rrëfimit të tij, autoritetet arritën ta sekuestronin, pasi ai e kishte hedhur në një zonë me shkurre pranë hekurudhës.

Për sa i përket shqiptarit, mësohet se u plagos në këmbë dhe në dorë. Pas ngjarjes ai u transportua në spital, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...