Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në Shkodër. Eshtë përfshirë nga flakët banesa e rreth dhjetë familjeve.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-konvikti i Shkollës Veterinere, ndërsa siç shihet nga videoja, flakët kanë “përpirë” gjithë banesën. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët
Fatmirësisht brenda banesës nuk ka asnjë njeri, ndërsa shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.