Shembjet tek Unaza e Re, banorët: S'na japin dokument, vijnë me projekt nga Google

Hënë, 17 February 2020 09:00

Banorët protestues janë mbledhur në rrugës “Teodor Keko” pasi ishin njoftuar se ditën e hënë punonjësit e IKMT –së do të vinin në zonë për të vijuar me lotin dy të projektit të Unazës .

Për këtë arsye ata janë mbledhur që në orën 6:00 për të sensibilizuar opinionin, por deri në orën 7:00, punonjësit e IKMT-së nuk kishin ardhur.

Banorët e zonës që janë hedhur prej më se një viti në protesta të ashpra, kanë deklaruar shprehimisht se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por se ata duhet të kompensohen në shtëpitë dhe bizneset që do t’u shemben, sipas ligjit.

Një nga banorët e zonës tha se ata u njoftuan |që të premten nga ARRSH-ja, INUV-I dhe  IKMT-ja që të boshatisnin objektet, e cila u dërgoi punonjësit pa asnjë dokument, asnjë vendim prishjeje, me një projekt që ishte marrë nga Google, me një copë letër.

 

Ndaj banorët u mblodhën sot për ta kundërshtuar këtë ndërhyrje, por siç e shihni, ata nuk kanë ardhur, - tha ai. - Nga eksperienca dimë që pasi bëjmë njoftimet që ata I quajnë njoftimet e fundit, nëse nuk erdhën sot, do të vijnë nesër. Ata mund të vijnë kur të duan, se kanë mbi një vit që sillen si banditë me ne.

Bizneset kanë qenë shumica me qiraxhinj dhe ata janë larguar, sepse kanë pasur kërcënime nga Tatimorët, shteti…Pra, ka gati një vit që shumë objekte që janë boshatisur, kurse shtëpitë jo. Sepse banorët mendojnë se nëse u ikën e gjithë shtëpia, prona, le të ikin dhe dy dyer alumini …

Një banor tjetër tha se “nuk na kanë dhënë asnjë dokument që do t’ju shemben banesat. Thjesht në mënyrë verbale u është thënë se duhet të largohen.

Ne jemi banorë që paguajmë tatime. Dakord, nuk duan të kompensojnë, por t ë na japin një dokument prishjeje që ne të shkojmë në gjykata.

Këta i kanë kapur të gjitha. Sot nuk kemi një të akuzuar për këtë abuzim që ndodhi këtu, e dha edhe Zëri i Amerikës, ne jemi nëpër gjykata, kurse nga qeveria, që duhet të ishin Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Edi Rama…asnjë. Nuk mund të bëjë KÇK, Edi Rama.

A mund të nxjerrë ai një dokument si e ka bërë vilën?! Kurse nee e kemi blerë tokën dhe kemi paguar taksat.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...